Një sërë personazhesh të huaj dhe shqiptarë janë vënë në qendër të kritikave pas fotove ku shfaqen duke puthur në buzë fëmijët e tyre. Kështu ka ndodhur së fundmi me këngëtaren e dashur, Miriam Cani, e cila ka publikuar foto duke puthur në buzë vogëlushen Ameli. ‘Mirëmëngjes nga Parajsa!’-shkroi këngëtarja e famshme në foton në fjalë, ku një ndjekëse i ka komentuar: ‘Nuk puthet fëmija në buzë!’.
“Ashtu e? Kush e thotë këtë”-i kundërpërgjigjet Miriam, e cila ka marrë mbështetjen e shumë fansave. Ata mendojnë se kjo është një gjë shumë normale mes prindit e fëmijës dhe kanë plotësisht të drejtë.