Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

DOKUMENTI/ Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët

19/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
DOKUMENTI/ Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët

epa04505610 A view of Schengen's sign in the village of Schengen, Luxembourg, 14 October 2014. EPA/NICOLAS BOUVY


Autoritetet holandeze kërkojnë rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen. Pas problematikave në rritje të kriminalitetit nga bandat shqiptare në Holandë, Policia Holandeze në bashkëpunim me Prokurorinë Holandeze kanë këshilluar qeverinë për të rikthyer vizat për të gjithë shtetasit shqiptarë në zonën Shengen.





auto_VIZAT1503136129

Këtë e konfirmon një memo e brendshme që përshkruan raportin në fjalë, i cili është nisur për këshillim qeverisë, ku kërkohet pikërisht rivendosja e regjimit të vizave.


Një kërkesë e tillë është siguruar në mënyrë ekskluzive nga ABC News.

Kriminelët shqiptarë në Holandë janë fuqizuar së tepërmi vitet e fundit, pasi operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qenieve njerëzore.

Për Policinë dhe Prokurorinë Holandeze, mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është rikthimi i detyrimit për pajisjen me viza, në mënyrë që shtetasit shqiptarë të mos hyjnë më lirisht në zonën Shengen dhe në Holandë.

Policia e Amsterdamit ka konfirmuar për ABC News ekzistencën e këtij raporti dhe tha që policia ka parë një fuqizim të fortë të elementëve kriminalë në Holandë. Numri i të dyshuarve për vepra penale me kombësi shqiptarë përgjatë një viti është dyfishuar, duke shtyrë kështu kërkesën për masa më të ashpra.

Do të jetë qeveria në Holandë ajo që do të vendosë për një masë të tillë, e cila deri më tani po studion raportin. Zyra e Ministrit të Brendshëm preferon të reagojë pasi ministri të ketë marrë vendimin e tij. Të paktën disa parti politike janë shprehur në të kaluarën pro forcimit të masave shtrënguese për shqiptarët dhe kështu rikthimi i vizave mund të jetë një opsion real për Holandën./ABC News

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!
Breaking News

Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!

28/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit
Breaking News

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit

27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!
Breaking News

“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!

27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin
Breaking News

Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…
Breaking News

“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…

27/12/2025
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet
Breaking News

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet

27/12/2025
Next Post
Rrëfimi ndryshe i Genës: Marrëdhënia ime me dy vajzat nga martesa e parë

Rrëfimi ndryshe i Genës: Marrëdhënia ime me dy vajzat nga martesa e parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera