Kohët e fundit është përfolur gjatë se më në fund “Brad Pitt-i” i Turqisë Kivanç Tatlitug, do të xhironte një film në SHBA. Roli i partneres së tij në film i është ofruar yllit të kinematografisë botërore Katie Holmes, e cila mësohet se ka refuzuar. “Kush është ky? Unë nuk e njoh Kivanç Tatlitug”, ka thënë ajo. Gazeta turke “Sabah” njoftoi para tri ditesh se filmi duhet të kishte nisur xhirimet por gjithçka ka mbetur pezull për shkak të mungesës së aktores protagoniste. Asgjë nuk është në vijë pas refuzimit të ish-gruas së Tom Cruise. Po ashtu mediat turke njoftojnë se nëse nuk gjendet aktorja e xhirimet nuk nisin në shtator, ky projekt i rëndësishëm për Tatlitug, do të anulohet./ revistawho.com