Ylli i muzikës shqiptare Elvana Gjata është shfaqur me një look të ri sot për të gjithë ndjekësit e saj në ‘instagram’. Këngëtarja e “Forever is Over” ka vizituar Prishtinën, vendin në të cilin gjenden të gjithë njerëzit që kujdesen për imazhin e saj. Nga stilisti Valdrin Sahiti, tek grimierja Sellma Kasumoviq e parukieri Kaci Lleshi. Mesa duket takimi me ta ka bërë që Elvana të mos i rezistojë tundimit dhe tendencave të fundit në prerjen e flokëve, duke i shkurtuar ata dukshëm. Ne na pëlqen shumë ky ndryshim në look-un e saj. / revistawho.com