E kush nuk e mban mend? Të paktën çdo fëmijë i viteve ’80-’90 e kujton programin e drekës dhe atë të fundjavës ku protagoniste ishte ajo, Pipi Çorapegjata, Sailor Moon, ose thjesht Romina Ruda. Vajza me tiparet e veçanta me gjithë disa shkëputje të vogla nga media, vijon edhe sot të jetë pjesë e aktive e saj. Aktualisht pas disa përvojave në ekrane private, është kthyer në shtëpinë e saj të parë mediatike RTSH, ku mban rolin e kryeredaktores së disa programeve. Rolin e Pipit e kanë bërë edhe fëmijë, apo personazhe të tjerë televizivë, si Fatjona Hysi që shfaqet në foton më sipër, e që pas një përvoje të gjatë pune me fëmijët, edhe si organizatore e Festivalit Kombëtar të Fëmijëve, tani i është përkushtuar biznesit. / revistawho.com