Përpara disa ditësh në mediat online doli lajmi se ish-banorja e “Big Brother 5” Klaudja Veseli është në pritje të fëmijës së saj të parë. Brunia simpatike u vu në qendër të mediave për historinë e saj me ish-banorin e shtëpisë, Metin dhe së fundmi u rikthye në vëmendje me lajmin më të bukur që mund të marrë një vajzë. Por lajmi nuk përfundon këtu… Ndonëse ata kurrë nuk kanë deklaruar diçka, nga komentet dhe postimet e shpeshta, kuptuam se partneri i Klaudjas është Arsim Berisha, ish-banori i “Big Brother 6”. Historia duhet të ketë lindur me daljen e këtij të fundit nga shtëpia, ndonëse postimet e përbashkëta në rrjetet sociale i kanë nisur përpara pak kohësh. Lidhja e tyre mësohet nga komentet e miqve, të cilët i urojnë për dashurinë. Arsimi është me profesion fotograf, ndërsa lajmi i fundit për Klaudjan ishte se ajo punon si stjuardesë. / revistawho.com