Nëse ju pëlqen kjo delikatesë e ftohtë, dieta me akullore tingëllon me të vërtetë fenomenale. A jeni duke menduar: “Mund të ha sa të dua akullore dhe të humb në peshë?”
Fatkeqësisht kjo dietë nuk funksionin kështu, por ju lejon të hani sasi të caktuar të akullores në ditë. Dieta me akullore është dietë prej rreth 1.250 kalorish e cila ju mundëson që çdo ditë të hani akullore, vazhdimisht të humbni në peshë, por duhet të keni kujdes në porcionet e mëdha.
Femrat në dietë mund të hanë një pjatë me akullore në ditë, ndërsa meshkujve u lejohet madje një pjatë e gjysmë. Po ashtu rekomandohet që të hani akullore me përqindje të ulët të yndyrës e cila ka 125 ose më pak kalori për shujtë, respektivisht në një porcion. Prandaj është e domosdoshme që të filloni të lexonin etiketat dhe jemi të sigurt që do të jeni mjaft të befasuar se si dallojnë kaloritë në llojet e ndryshme të akullores. Sigurisht që akullorja e shtëpisë është zgjedhja më e mirë./botasot.info