HollywoodLife.com ka zbuluar sot përmes një bisede me PR-in e Celine Dion se edhe vëllai i saj rrezikon të humbasë jetën nga kanceri, një ditë pasi ajo humbi të shoqin Rene Angelil nga e njëjta sëmundje.
Celine Dion po jeton një ëndërr të tmerrshme. Si për të mos mjaftuar humbja e bashkëshortit të saj më 14 janar, HollywoodLife.com ka konfirmuar se vëllai i saj 59-vjeçar, Daniel Dion, është duke jetuar orët e tij të fundit, pasi sëmundja e tij po përparon. Publicisti i Celine, Kim Jakwerth, thotë se ajo nuk është e trishtuar vetëm për humbjen e bashkëshortit, por edhe për sëmundjen e të vëllait, i cili e ka të pashmangshme vdekjen.
Përfaqësuesi i Celine ka thënë gjithashtu se e gjithë familja e këngëtares, përfshirë këtu edhe nënën e saj 89-vjeçare, kanë shkuar në Montreal të Kanadasë për t’i qëndruar pranë Danielit në orët e fundit të jetës. “Ata e dërguan nënën e Celine me një jet privat të hënën drejt Kanadasë”, – tha ai për HollywoodLife.com. “Vdekja e tij mund të vijë nga çasti në çast. Celine nuk është atje, ajo po merret me organizimin e funeralit të Rene.”
Vëllai i Celine vuan nga kanceri në fyt njësoj si bashkëshorti i saj, Renee. “Ky është vëllai që humbi bashkëshorten nga kanceri vitin e shkuar. Mjekët thanë se e marta ishte dita e tij e fundit, por sot është e premte dhe ai është ende gjallë. Nuk është e thënë, mund të ndodhë në çdo kohë”, – përfundoi burimi.