E freskët, siç shkruan edhe vetë, duket sot Amarda Toska, ashtu si mëngjeset e këtyre ditëve. Prezantuesja na ka dhuruar një pozë, në të cilën shfaqet krejtësisht natyrale. Ami ka bërë një “selfie” pa pikë grimi në fytyrë. Por ndonëse e sapozgjuar dhe ujë e sapun, ajo duket sërish shumë e bukur. Prezantuesja pritet të rishfaqet së shpejti në ekran me programin “Lufta e nuseve”./ revistawho.com