Vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur priten vranësira kalimtare në zonat malore. Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë herë pas here në zonat lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të lehtë, në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do të fryjë e lehtë por deri mesatare në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësi deri 36 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.
Europa
Jugu dhe Lindja e kontinentit si dhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore paraqiten në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.
Ndërsa, vendet Nordike duke përfshirë edhe pellgun e Balltikut, dominohen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu, me stuhi afatshkurtra shiu dhe ere, mbetet skaji verior i Britanisë dhe zona e Alpeve të Europës. /a.y/noa.al