Janë zgjuar në Vlorë sot një nga familjet më të bukura VIP në Shqipëri. Alban Dudushi, Bieta Sulo dhe i biri Kroi Art me sa duket do e mbyllin gushtin duke pushuar e duke shijuar njëri-tjetrin. Sot të dy figurat e “Top Channel” kanë publikuar nga një foto, në një prej resorteve të qytetit të Vlorës. Si gjithnjë duken shumë të bukur e përcjellin qetësi e lumturi. Nuk e dimë se çfarë vendimi kanë marrë për sezonin e ardhshëm, por siç është shprehur në intervistën e kopertinës më herët në “revistawho.com”, Bieta do të rikthehet në punë që këtë sezon. “Duke ururar që gjithçka të shkojë mbarë, besoj se sezoni i ri televiziv do të më gjejë në top formë”, ka thënë ajo e siç shihet ia ka arritur./ revistawho.com