Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Gylsereni” hedh në gjyq kompaninë për “Fate të Kryqëzuara”

30/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
“Gylsereni” hedh në gjyq kompaninë për “Fate të Kryqëzuara”

Aktorja e dashur Nurgul Yeşilçay ka hedhur në gjyq kompaninë e produksionit të serialit “Fate të Kryqëzuara” për një shumë të konsiderueshme parash të pashlyera.





Aktorja e njohur në Shqipëri për rolin e Gylserenit pretendon se nuk është paguar ende nga “Endemol Shine Turkey”, kompani e cila shpalli falimentimin në muajin korrik, për pjesën që i takon nga shitja e serialit jashtë Turqisë.

 


“HaberTurk” raportoi se Yeşilçay i bashkohet kështu listës së gjatë të aktorëve të cilët kanë hedhur në gjyq kompaninë për detyrime të papaguara. Pjesë e listës janë edhe aktoret e mirënjohura Songul Oden (e njohur si Gymyshi), Leyla Tanlar (Xhansu) dhe Alina Boz (Hazal).

 

Sipas medias turke, “Gylserenit”, e cila luajti për më shumë se gjysmën e serialit, i takonte të merrte 3 për qind të të ardhurave nga shitja e serialit jashtë Turqisë. Ajo akuzon kompaninë se as nuk e ka njoftuar lidhur me shumën e përfituar nga shitja jashtë vendit e serialit.

Sipas të dhënave të autoriteteve turke, “Fate të Kryqëzuara” ishte seriali më i shitur jashtë vendit për vitin 2016.

Seriali, i cili theu rekorde shikueshmërie, është shitur në më shumë se 50 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë ku Televizioni Klan ka blerë të drejtat e transmetimit.

Pritet me interes vendimi i gjykatës turke, duke pasur parasysh se “Endemol Shine Turkey” tashmë është një kompani që ka shpallur falimentimin, megjithëse shumë aktorë nga disa seriale të suksesshëm pretendojnë se nuk janë paguar për shërbimet e tyre. /tvklan.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Next Post
FOTO/ Një kunatë si Xhensila Myrtezaj, marrëdhënia e mrekullueshme që ka me motrën e Besit

FOTO/ Një kunatë si Xhensila Myrtezaj, marrëdhënia e mrekullueshme që ka me motrën e Besit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera