Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Flasin për herë të parë fëmijët e gjyqtares Hafizi: Jetonim në terror, ne qanim, babai qeshte

03/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Flasin për herë të parë fëmijët e gjyqtares Hafizi: Jetonim në terror, ne qanim, babai qeshte

Prindërit dhe dy fëmijët e gjyqtares së ndjerë Fildes Hafizi kanë vendosur të flasin për herë të parë për mediat duke treguar lidhjen që kishin me mamanë dhe tmerrin që kanë përjetuar nga i ati.





“Kemi qenë një të tre. Na thoshte ne jemi një trup i vetëm. Gjithmonë na e ka thënë. Ajo ka sakrifikuar çdo gjë për ne. Ditën kur ka vendosur që do të ndahet, ka vendosur që do të ndahet vetëm se atë ditë kemi qenë unë dhe Arlindi përtokë, ishim duke qarë, duke iu lutur. Nuk duronim dot më, ishim duke u shkatërruar. Nuk donim të shkonim as në shtëpi pas shkolle. Dhe kur e ka vendosur më ka thënë: Unë e kam vendosur me koshiencë që sot mund të kisha vdekur dhe ka mundësi mund të vdes”, shprehet vajza Melissa, në një intervistë për Ora News.

Arlindi mbush 15 vjeç në muajin nëntor, nxënës me rezultate të shkëlqyera që do të ndjekë studimet e larta, i frymëzuar nga nëna e tij.


E quan idhull dhe heroinë, dhe për këtë simbolikisht kanë dhënë tituj vlerësimi për mamin e tyre, gjatë kohës që jetonin të tre.

Arlindi: Ka qenë heroinë që nuk ka fjalë me e përshkru. Ka sakrifikuar çdo gjë për ne përditë.Në kushtet më të vështira që vetëm ne i dimë, sepse ne kemi jetuar atje.

Melissa: Është dashuria ime e parë, është heroinë.

Për babanë vrasës, Arlindi thotë se kanë jetuar nën terrorin e dhunës psikologjike dhe e përshkruan si një njeri me temperament të frikshëm. Edhe familjarët flasin për një ngjarje të paralajmëruar, me kërcënime të shtuara pasi Fildesi refuzoi rikthimin me ekzekutorin e saj.

Melisa: Unë dhe Arlindi nuk ia kemi ditur kurrë kuptimin fjalës babë, ashtu ka qenë ai gjithmonë, nuk na njihte. Para ca kohësh isha vetëm me atë dhe po më bërtiste në lidhje me mamin. Mund të ketë qenë e vetmja kohë kur ka treguar psikopatinë e tij përpara nesh dhe ka qenë gjëja më e frikshme e jetës sime. Unë qaja dhe ai qeshte që qaja unë.

Arlindi: Ku kemi jetuar ne ka qenë terror, trembeshim, iknim, mbylleshim.

Melisa: Deri para një jave na thoshte: Shkoni tek babi se është vetëm për Bajram. Nuk e urrente dot. Ka qenë fenomenale.

Arlindi: Ne shkonim absolutisht çdo fundjavë, edhe kur nuk donim, qanim, nuk donim të shkonim na çonte mami. Sado të vështirë e kishim na fliste mirë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
Next Post
Alban Skënderaj prek zemrat e të gjithëve, ja çfarë thotë për Ameli

Alban Skënderaj prek zemrat e të gjithëve, ja çfarë thotë për Ameli








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera