“S’e di, sepse nuk i dihet çfarë ndodh. Unë dua të sjell një personazh të ri, në qoftë se nuk e gjej, do të bëj pak pauzë, do të vazhdoj vetëm në teatër”. Kështu u shpreh gati një muaj më parë, një nga aktorët më të mirë të spektaklit “Portokalli” që prej vitesh dhuron humor në “Top Channel”. Duke folur për “ABC News, Gaza Paja na bëri të mendojmë se këtë sezon nuk do e shohim më në ekran. E në fakt mund të jetë dhe kështu por “faktet” flasin ndryshe. Pak më parë ai ka publikuar dy foto të shkrepura pikërisht në ambientet e jashtme të “Top”-it, aty ku stafi tymos duhan. Nuk dimë nëse Gazi ka shkuar atje për të mbyllur dokumentacionin apo e ka gjetur personazhin që kërkonte e ndoshta ka rinisur punën. Do të na duhet të presim edhe pak për të kuptuar vendimin e tij përfundimtar./ revistawho.com