“The Voice Kids” është speltakli më i ri që do të nisë së shpejti në “Top Channel”. U mësua se pjesë e jurisë do të jetë Miriam Cani dhe Eneda Tarifa. Ditën e sotme u konfirmuan dhe dy emra të tjerë, Aleksandër Gjoka dhe Renis Gjoka. Faqja zyrtare e “The Voice” dha lajmin e shumëpritur ku ndër të tjera shkruan: “ Ata përfaqësojnë dy breza të ndryshëm, por kanë në dispozicion një buton të vetëm! Do t’i duhet të marrin vendime të përbashkëta, e kjo nuk do të jetë gjithnjë e lehtë. Aleksandër e Renis Gjoka vijnë në ‘The Voice Kids”. I thjeshtë dhe tepër origjinal, Aleksandër Gjoka mbetet një nga këngëtarët më të mëdhenj që skena shqiptare ka parë. Mesa duket dhe nipi i tij, Renis po ecën në hapat e xhaxhait. Kurrë nuk e mendonim që ata do të kishin në dispozicion një buton të vetëm. Mezi po presim që “The Voice Kids” të fillojë!/revistawho.com