Nëse duam të sjellim në mendje disa nga vajzat shqiptare të cilat janë pagëzuar si sekssimbole, pa dyshim që njëra prej tyre është Aurela Hoxha. E nisi karrierën televizive pa shumë zhurmë dhe shumë vite më parë, kur ishte pjesë e programit “E diela shqiptare”, por nuk arriti të marrë famën që ëndërronte. Ajo donte diçka që ta bënte shumë të njohur, diçka që kishte lidhje me të bukurën, me modën dhe me moderimin. Ia ka dalë të bëjë disa eksperienca të tilla televizive, si dhe të jetë pjesë e disa spektakleve me shumë audiencë, si ato të kërcimit. Sot Aurela ka famën që dëshironte, vëmëndjen e madhe në rrjetet sociale dhe afeksionin e fansave. Ka arritur të përsosë pamjen e saj viti pas viti, ku nuk mungojnë edhe thashethemet mbi disa ndërhyrje estetike.
Ndërkohë, përveç buzëve, Aurela mohon të ketë bërë ndonjë ndërhyrje tjetër. Një vajzë e qetë, me linja të bukura dhe me sjellje elegante, Aurela di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen dhe të të bëjë për vete. Dhe pas famës vjen kurioziteti. Kë ka të dashur Aurela? Vetë ajo nuk ka pasur ndonjë dëshirë të madhe që të ndajë me fansat detaje nga jeta e saj private, shkruan “Panorama”.
Vetem në një rast, disa vite më parë, rrëfeu që ishte e martuar. Me atë rast tregoi edhe disa foto ku ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, kishin pozuar me rroba të bardha. Ndërkohë që martesa ishte pothuajse e pakonsumuar në detaje në sy të publikut, divorci nuk qe i tillë. Ish-bashkëshorti, edhe pse një person anonim, dëshiroi të tregojë në media se kishte qenë ai që kishte kërkuar divorcin, pasi ndihej i zhgënjyer nga lidhja e tyre 14-vjeçare, ndërkohë që nga viti 2005 ata ishin martuar zyrtarisht.
Aurela me qetësinë e saj, preferoi që ta kalojë në heshtje këtë fakt, duke mos zgjedhur rrugën e polemikave dhe debateve në publik dhe duke vijuar jetën e saj. Tashmë ajo është bërë akoma më hermetike për publikun kur bëhet fjalë për jetën private, por nuk e mohon që është e dashuruar. Në një intervistë të disa javëve më parë në “Thumb”, me Aulonën dhe Fatmën, ajo deklaroi se ka ndenjur gjatë pa të dashur dhe nuk e ka problem këtë fakt.
“Unë mund të rri gjatë pa të dashur dhe pa seks, nuk e kam problem”, u pat shprehur ajo. Por nuk e mohoi që është në një lidhje. Pak ditë më parë, ajo u fotografua në Dhërmi, në shoqërinë e një djali shumë simpatik, por jo person publik. Edhe pse e kujdesshme në gjeste dhe më së shumti në shoqërinë edhe të të tjerëve, si fotografi Endrit Mërtiri dhe modelja Dorina Geçici, disa detaje gjithesi e dekonspironin.
Duket që Aurela mund të jetë në lidhje me djalin në foto, por vetëm ajo mund të na e pohojë këtë fakt me gojën e saj, si dhe të na tregojë ndonjë detaj më shumë./ panorama