Siç e pamë pjesa e parë e ceremonisë së martesës së bukuroshe së televizionit Marina Vjollca me reperin Getoar Selimi, është ajo e altari. Siç bën me dije “Class”, altari ka në sfond perëndimin e diellit, fare buzë detit, në një sipërfaqe rreth 600 metër katror të shndërruar në një kopsht ekzotik, mbrojtur me security. Më pas vjen darka festive nën dritën e yjeve megjithëse jemi në vjeshtë, sepse sipërfaqja gjigande ku do të rrinë mbi 300 të ftuar mbulohet nga një tendë e tejdukshme. Më tej akoma, do të ketë edhe një afterparty, ku Marina do të shfaqet me një veshje ndryshe e ku muzika bashkë me valët e detit, do të shoqërojë të ftuarit deri në orët e para të mëngjesit që Geti dhe Marina do e presin si të martuar. Po sipas “Class”, ai që e shoqëroi Marinën në altar ishte djali i tezes, pasi siç dihet bukuroshja e ka humbur të atin kur ka qenë shumë e vogël. Martesa e tyre po celebrohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa çifti pritet të hapë festën me këngën “Sugar” nga Maroon 5.
Menuja e darkës, shumë elegante dhe e pasur, me shtatë pjata, kryesisht me produkte deti, që nis me një sallatë ekzotike me karkalecë të pjekur, havjar të zi, mente dhe erëza të pjekura dhe mbyllet me një mousse çokollate me krem kajsie dhe akullore. Festa do të vazhdojë në lounge-in pas darkës, ku Marina do të jetë më moderne, por ende elegante, me një veshje nusërore moderne nga Blerina Kllokoqi Rugova.










