Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Shtatori ndez sheshin “Skënderbej”, Shkëlzen Doli dhe 73 instrumentisë do të luajnë muzikën e “shpirtit” shqiptar

13/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Shtatori ndez sheshin “Skënderbej”, Shkëlzen Doli dhe 73 instrumentisë do të luajnë muzikën e “shpirtit” shqiptar

KONCERTI I ANSAMBLIT FILARMONIK I VJENES - Violinisti Shkelzen Doli, duke performuar gjate nje koncerti me Ansamblin Filarmonik te Vjenes, me rastin e Vitit te Ri, ne Pallatin e Kongreseve./r/n/r/nCONCERT OF VIENNA PHILHARMONIC ENSEMBLE - Albanian Violinist Shkelzen Doli, performing during a concert with the Vienna Philharmonic Ensemble, on the occasion of the New Year, at the Palace of Congresses.


Në 23 Shtator Shkëlzen Doli me Albanian Soul, ku do të mbizotëroje muzika autoktone Shqiptare, do të ndezë sheshin Skëndërbej. Rreth 70 instrumentistë nga trojet shqipfolëse do të jenë nën udhëheqjen e maestro Dolit në këtë event që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Sheshi Skënderbej do të jetë i mbyllur dhe i dedikuar vetëm për eventin. Hyrja e publikut do të nisë në orën 18:00 deri në orën 20:00. Këtë jave pritet dhe të nisë ndërtimi i skenës dhe montimi i ndriçimit dhe fonisë. Duke qenë se eventi ka përmasa të mëdha në teknikë, do të duhet rreth 1 javë montim.
Burimet tona na konfirmojnë se ka përfunduar realizimi i skenografisë dhe pritet vetëm të montohet në ditët në vijim. “AA Film Company” nën mjeshtërinë e Artan Kasemit do të sjellin për publikun një butafori gjigande. Evente të ngjashme realizon prej më shumë se një dekade violinisti me famë botërore Andre Rieu në qendër të Maastrich në Hollandë. Rieu është cilësuar dhe si mbreti i valsit.
Në skenë me Shkëlzen Dolin të ftuar në datën 23 shtator do të jenë:
Luca Monti: Një ndër pianistët më të famshëm dhe më të talentuar botëror, i vlerësuar dhe me shumë çmime ndërkombëtare.
Walter Auer: Soloflautist i Filarmonisë Vjeneze
Sebastian Bru: Udhëheqës i çelisteve në Filharmoninë e Vjenës
Remy Ballot: Dirigjenti më i suksesshëm klasik në arenën ndërkombëtare
Mirjam Tola: Soprano me famë botërore, një ndër zërat më të mirë shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Agron Peni: Kitarist virtuoz nga Kosova.
Biletat e eventit mund te blihen “online” në www.myticket.al si dhe në çdo agjenci “western union” në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.






Tags: Shkelzen Doli
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
Next Post
Uragani Irma shkatërron edhe shtëpinë e Almeda Abazit, ja çfarë deklaroi bashkëshorti i saj

Uragani Irma shkatërron edhe shtëpinë e Almeda Abazit, ja çfarë deklaroi bashkëshorti i saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera