Në fakt, çantat e dorës janë vlerësuar si vendi më i keq për mikrobe nga ekspertët, të cilët gjithashtu thonë se çanta e dorës mund t’ju sëmurë. Kjo për shkak se çantat e dorës shkojnë në vende të ndryshme dhe zakonisht vendosen në dysheme, ku edhe mbushen me baktere dhe mikrobe.
Teksa tualetin apo zonat e tjera në shtëpi i pastroni rregullisht, çantat e dorës nuk janë diçka që pastrohen çdo ditë, shkruan “bota sot”.
Prandaj, për të parandaluar shpërndarjen e mikrobeve, ekspertët rekomandojnë qe në vend ta vendosni çantën e dorës në dyshemenë e restoranteve, kafeneve, etj., më mirë mbajeni në karrige.







