Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

A do të ketë më lotari Amerikane? Ky është vendimi përfundimtar

14/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
A do të ketë më lotari Amerikane? Ky është vendimi përfundimtar

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se për vitin fiskal 2018, do të ketë sërish 50.000 viza në dispozicion të fituesve të Lotarisë Amerikane nëpër botë.
Përzgjedhja si përherë është rastësore përmes një shorti kompjuterik. Numri i vizave shpërndahet mes gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave të shumëllojshmërisë të akorduara në një vit për këtë qëllim.
Shqipëria hyn në mesin e shteteve që kualifikohen si përfituese të Lotarisë. Periudha e aplikimit nis në 3 tetor 2017 e zgjat deri në 7 nëntor 2017.
Këshilla megjithatë është të mos pritet deri në ditët e fundit për të aplikuar, sepse kërkesat e shumta e rëndojnë website-n përkatës.
Nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar për lotarinë. Tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur.
Para aplikimit për lotarinë, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara.
Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për lotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë./ Top Channel





 


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!
Breaking News

Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!

11/03/2026
Next Post
Fotot e para nga Maldives, Xhensila dhe Besi muaj mjalti si në përralla

Fotot e para nga Maldives, Xhensila dhe Besi muaj mjalti si në përralla








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera