Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

HISTORIA/ E braktisën sapo lindi në mes të rrugës, pas 49 vitesh takon djalin që i shpëtoi jetën

23/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
HISTORIA/ E braktisën sapo lindi në mes të rrugës, pas 49 vitesh takon djalin që i shpëtoi jetën

Bob Halstead ishte vetëm 16 vjeç kur jeta e tij u lidh përgjithmonë me atë të Susan Akie-Mote. Po shkonte në shkollë në Konektikat, kur ia tërhoqi vëmendjen një shportë blu e lënë në rrugë. Brenda saj ishte një bebe e porsalindur, me kordonin ombelikal (kërdhizën) ende të paprerë. Një takim magjik që u përsërit gati 50 vjet më vonë. Sepse Susan arriti të gjejë më në fund djalin që i shpëtoi jetën. Gjithçka është xhiruar nga kamerat e “News 12 Long Island” që dëshironin të ishin të pranishëm në përqafimin e dy njerëzve të lidhur me një fill të padukshëm përgjatë gjithë ekzistencës së tyre.
Ishte 1 nëntori i vitit 1968. Atë mëngjes të ftohtë Bob ishte vonuar dhe kishte humbur autobusin e shkollës. Ndaj u detyrua që rrugën ta bënte në këmbë, por atë ditë në shkollë nuk mbërriti dot. Ishte shporta blu të cilën mjaftoi ta shihte, për të ndryshuar rrjedhën e fatit. “Kur e hapa m’u duk sikur ishte kukull. Por kur hapi sytë kuptova që ishte një bebe”. Djaloshi u rikthye menjëherë në shtëpi për t’i treguar të ëmës. Pak minuta më vonë të dy e morën vogëlushen dhe e mbuluan me një triko të madhe. Nënë e bir e dërguan beben në spital, e pasi e përshëndetën menduan se nuk do e shikonin më. Një vit pasi u gjet në rrugë, vogëlushen e morën në adoptim. Në moshën 7-vjeçare ajo zbuloi që prindërit që e mbulonin me dashuri nuk ishin ata që e kishin sjellë në jetë. Sot Susan është një infermiere, ka tri fëmijë dhe ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Shirely, Long Island. Por ajo kurrë nuk e harroi origjinën e historisë së saj, atë djalë që e shpëtoi nga vdekja. Kështu, e shtyrë nga dëshira për t’i shprehur mirënjohje ajo u vu në kërkim dhe e gjeti. Bobit iu desh ca kohë që të bindej që mesazhi që i kishte shkuar në Facebook, ishte i vërtetë. “Nuk mund të besoj se do të takoj Bobin. Më duket sikur do të mbush të gjitha boshllëqet e jetës sime. Po më kalojnë mijëra gjëra në kokë”, u shpreh Susan para takimit. Kur u përqafuan ata u përlotën. “Jam i lumtur që të gjeta”, i tha Bob. Ai e dërgoi menjëherë tek e ëma, Marie, sot 93 vjeçe. “Përshëndetje e dashur. Sa fund i lumtur. Ishte Zoti që na dërgoi në rrugën tënde”, i tha e moshuara teksa e përqafonte. Vërtetë një fund i lumtur./ revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Next Post
Realizohet ëndrra më e madhe e “Kahramanit”

Realizohet ëndrra më e madhe e “Kahramanit”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera