Kur e pa burrin e saj të hidhej në lumë, Brittany Cook mendoi se ishte një shaka. Iu deshën të kalonin ca çaste që të kuptonte se Clayton nuk ishte hedhur për lojë, për për të shpëtuar jetën e një fëmije që po pluskonte në ujë. Kur doli nga uji, dhëndrit i ishte prishur kostumi, ama zemra po i fluturonte nga gëzimi. Brenda një dite ishte martuar me gruan që dashuronte dhe shpëtoi një fëmijë nga mbytja. Dyshja pas 7 vitesh fejesë, i thanë “po” njëri-tjetrit para miqve e të afërmve. Më pas u drejtuan për tek parku i qytetit për të bërë fotot e albumit të dasmës. “Vura re që tri fëmijë që po na ndiqnin. Më pas i pashë të qëndronin shumë afër lumit. Pata një lloj parandjenje dhe pak çaste më pas pashë njërin prej tyre që pluskonte në ujë, teksa përpiqej të merrte frymë. Për fat të mirë arrita në kohë dhe e shpëtova”, tha dhëndri. Ky moment u kap në foto nga Darren Hatt, fotografi i tyre i dasmës. Tani imazhi i dhëndrit me fëmijën në duar po bën xhiron e botës. “Janë situata që falë Zotit nuk i shikojmë shpesh. Ishte tronditëse por shkoi gjithçka mirë”, u shpreh fotografi. Ndërsa për nusen, tani përveçse burri perfekt me të cilin u martua, ai u shndërrua edhe në një hero: “Ai kështu është. Nuk do të hezitonte kurrë t’i shpëtonte jetën dikujt. Fatmirësisht u gjendëm në vendin e duhur, në momentin e duhur”./ revistawho.com









