Një frenim i papritur dhe tym që mbushi kabinën derisa nuk kishte më ajër. Ka pasur çaste frike në bord të një avioni të “Allegiant Air”, i cili pati gjendje emergjence menjëherë pasi preku tokën. Kompania tha më vonë se bëhej fjalë për një difekt teknin. Fluturimi me 150 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit, ishte nisur nga Las Vegas për në Fresno. Por me të prekur tokën, një re e zezë tymi mbështolli njerëzit, të cilët përdorën rrobat e tyre për të mbuluar hundën dhe gojën. “Kur avioni po kthehej në pistë, u bë një frenim i papritur. Tymi nisi të mbushte kabinën dhe të gjithë nisëm të kolliteshim. Përdorëm rrobat tona për të mbuluar rrugët e frymëmarrjes. Kjo s’kishte ndodhur kurrë. Kompana ajrore na dha 50 dollarë dëmshpërblim për t’i shpenzuar në një fluturim të ardhshëm”, tha pasagjeri Estevan Moreno 34 vjeç, agjent i policisë së Fresnos. Pas ndezjes së alarmit të emergjencës, skuadra e zjarrëfiksve zbritën në pistë, ndërsa punonjësit e ekupiazhin ndihmonën pasagjerët të zbrisnin./ revistawho.com








