Lideri i grupit “NRG Band” Besnik Qaka sonte i tha “lamtumirë” beqarisë. Në këto momente ai po shijon dasmën e tij në Prishtinë me një nuse të bukur bionde. Ylli i hitit “Rina Rina” nuk ka rezistuar pa kënduar as në dasmën e tij. Ai ka marrë mikrofonin gjatë kohës që vallëzonte me zonjën më të re Qaka, deri tani Lolita Begolli. Këto foto janë shkrepur tani “live” nga revistawho.com.