Një punë jo e përshtatshme për të gjithë, shumë e rrezikshme e pak e paguar. Kjo është puna më e keqe në botë? Vështirë ta thuash, ama në top listën e tyre këta zotërinj që kryejnë këtë punë do gjenin patjetër vend. Pamjet që shihni më poshtë janë marrë nga Bangkoku, kryeqyteti i Tajlandës. Në këtë zonë moderne të qytetit, ndodhen edhe qiellgërvishtësit e disa skuadra pastruesisht-akrobatë që varen nëpër litarë për të pastruar xhamat. Secili punonjës ka litarin e tij dhe disa dritare nën përgjegjësi. Gjatë gjithë kohës këta punëtorë ngjiten e zbresin përgjatë fasadës dhe e bëjnë për një pagesë të mjerueshme, e barazvlefshme me tri euro dita./ revistawho.com








