Pas fotos së publikuar dje në ‘Instagram’-in e saj, të gjitha mediat online (përfshirë edhe ne) vërshuan në tituj: Bleona kthehet me ish-bashkëshortin. Ishin të pakta portalet që përmendën faktin që bëhej fjalë për një foto të vjetër. Gjithsesi pas zhurmës së krijuar, ndoshta edhe me dashjen e vetë Bleonës, ne të ‘revistawho.com’ kontaktuam me këngëtaren dhe mësuam se nuk bëhet fjalë për një rikthim. “Nuk është e vërtetë. Asgjë nuk ka ndryshuar në raportin tim me Ganin. Jemi vetëm miq”, – tha artistja, që po korr sukses në SHBA. Bleona vijon të jetë ‘single’, por me plot kujtime të bukura nga marrëdhënia e saj të vjetër.