Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti.
Prifti vuante prej një viti nga një sëmundje agresive e gjakut dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike. Ai i ishte nënshtruar së sëfundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk janë vënë re përmirësime.
Dritani ishte baba i katër fëmijëve, e njëri prej djemve të tij njihet si një ndër modelët më të rinj e që po nis një karrierë të mbarë në fushën e modelingut.
David Prifti, i cili është dhe mjaft aktiv në rrjetet sociale, në muajin gusht kishte uruar publikisht të atin me rastin e ditëlindjes së tij.
Ai kishte publikuar një foto të të atit teksa në krahë mbante të voglin e tij.
“I uroj gëzuar ditëlindjen personit nga i cili marr shembull. Të dua shumë babi. Faleminderit që gjithmonë më je pranë”, shkruante Davidi bashkangjitur fotos së të atit./ panorama plus