Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Rrëfehet gruaja e Elvis Naçit: Ai sjell mirësi në shtëpinë tonë, përvjetorët i harron gjithmonë por…

17/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Rrëfehet gruaja e Elvis Naçit: Ai sjell mirësi në shtëpinë tonë, përvjetorët i harron gjithmonë por…

Imami i mirënjohur shqiptar Elvis Naçi, ishte i ftuar në programin “n’Kosovë show” për të dhënë një intervistë të gjatë. Por stafi kishte menduar një surprizë për të, duke i dërguar në studio dy femrat më të dashura të jetës së tij, bashkëshorten Fatma dhe vajzën. Naçi u emocionua dhe tha se nuk e priste. Më vonë ai foli për raportin në çift dhe tregoi se të dy duhen shumë dhe se ndjenjat e tyre nuk janë zbehur me kalimin e viteve. Ai tha se edhe për vetë natyrën femërore, Fatma është ajo që e shpreh dashurinë më tepër. Ndërkaq imami iu përgjigj me humor por dhe me zgjuarsi pyetjes së famshme se pse muslimanët mund të marrin 7 gra. “Ne të sotmit, po qemë për një jemi mirë”, tha ai.
Drejtuesi i programit e pyeti bashkëshorten e Naçit, nëse ai është vërtetë aq i dashuruar e i lumtur me të, siç shfaqet në ligjërata.
“Do t’iu them një gjë shumë të vogël. Sa herë që ai vjen në shtëpi, edhe fëmijët edhe unë, bëhemi gati ta presim se e dimë që vjen një mirësi në shtëpinë tonë. Ai na kënaq, na sjell buzëqeshjen, gjithmonë ka ose ndonjë lajm të mirë ose na gëzon me shakatë e ato batutat e veta”.
Ndërsa sa i takon dhuratave për përvjetor, teologu islam nuk ndryshon shumë nga meshkujt e tjerë.
“Me thënë të drejtën si shumica e meshkujve, i harron gjithmonë përvjetoret. Por dhe kjo është gjë e mirë pasi e kompeson gjatë gjithë vitit. Pra për ne nuk ka një ditë festë, por ka 364”.
Në fund zonja Fatma dha edhe një mesazh për të gjitha femrat shqiptare.
“Unë vij nga një familje besimtare. Mundohem të zbatoj urdhëresat e Kur’anit, por sigurisht që bëj edhe gabime se jam njeri e jam gabimtare. Kur shoqet e mia zgjodhën të bëjnë një jetë të shfrenuar vetëm me dëfrim, unë zgjodha të krijoj familje herët, sepse mënyra e tyre e jetesës nuk ka një kuptim e është një kënaqësi që zgjat pak. Sot kur më shohin që unë kam fëmijë e një martesë të suksesshme, më thonë sa mirë je ti. Në fillim e shikoja si sakrificë por tani mendoj se kam bërë mirë. I sugjeroj çdo femre që të zbatojë rregullat e Kur’anit sepse fundi ka për të qenë vetëm i mirë e i lumtur”.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme./ revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!
Breaking News

“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!

16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
Next Post
I dhuruan hedhje me parashutë për 50-vjetorin, vdes nëna e 8 fëmijëve

I dhuruan hedhje me parashutë për 50-vjetorin, vdes nëna e 8 fëmijëve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera