Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Rock on the Stone”, eja në Pazarin e Korçës këtë fundjavë dhe tako një histori emigranti

19/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Rock on the Stone”, eja në Pazarin e Korçës këtë fundjavë dhe tako një histori emigranti

Zemra e Juglindjes, na bën apel për të “takuar një histori emigranti” në një #DITEAMERIKANE. Kjo fundjavë, prej të shtunës (Dt 21/10) në mbrëmje deri në përfundim të së dielës (Dt 22/10), do të sjellë aromë amerikane nga “Rock on the Stone”, në Pazarin e Korçës. Korça së hershmi e hapur me botën, më së shumti e lidhur me Amerikën e me kulturën e saj, si dashamirës të pandreqshëm të perëndimit ndër vite, pret “Rock on the Stone” si tribut i difuzionit kulturor amerikan në kulturën vendase.
Në këtë aktivitet, pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të institucioneve të rëndësishme,
e personalitete të qytetit. Ky, aktivitet, ka gëzuar mbështetjen e partnerëve të rëndësishëm, si Bashkia Korçë, AADF e TID Korça, AKT dhe sigurisht, mbështetjen e sponsorit gjeneral të projektit, ABI Bank.
Aktiviteti do të çelet në mbrëmjen e të shtunës me një koncert nga e ftuara speciale Rovena Dilo, me pjesëmarrjen e këngëtarëve: Rubin Kaso dhe Bledi Polena, shoqëruar nga Grupi Korçar, në Pazar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë për të pritur një të dielë edhe më dinamike, plot aktivitete me aromë Amerike.
Në datën 22/10, Pazari i Korçës është konceptuar në formën e një lagjeje tipike amerikane, ku  gjenden, restorante, bare, por dhe “Kuzhina e Hapur” ku personazhe të njohur do të gatuajnë petulla amerikane, në tinguj rock n’roll e jazz nga Rovena Dilo & band.
Para se të mbërrijmë aty, në rrugicat e Pazarit, na mirëpresin histori emigrantësh, figura të famshme ose jo. Të gjitha këto kujtime me aromë amerikane të Korçës, të ruajtura ndër vite, i gjejmë pikërisht këtu, në ekspozitën e materialeve relike të vendosura në Pazar, në kuadër të “Rock on the Stone”, ku dhe mund të dëgjojmë historitë nga vetë protagonistët apo pasardhësit e tyre, në forumin e organizuar me po të njëjtën tematikë. “Tako një histori emigranti” atëherë, në ekspozitën e pasur me materiale me vlera historike e kulturore, të mbledhura për merak nga koleksionisti korçar.
Një Korçë të tërë, në miniaturë, ashtu vitale e diverse, mund ta gjeni tek “Pazari i Korçës”, ku nën tingujt amerikan do të shijoni traket ritmike mbi kalldrëm. Le t’i lëmë për momentin ëndrrat mënjanë, e le të behemi pjesë e një dite të veçantë amerikane, në vatanin kulturor të Shqipërisë. Ruaj datën! Tako një histori emigranti! “Rock on the Stone”, 21-22/10, Pazari, Korçë.





 

 


Tags: Pazari i KorcesRock On The StoneTako nje histori emigranti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
Next Post
Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav habitet nga ajo çfarë i tregon Anxhali për Kushin, ja ç’do ndodhë nesër

Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav habitet nga ajo çfarë i tregon Anxhali për Kushin, ja ç'do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera