Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit 08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit 08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global! 08/01/2026
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav habitet nga ajo çfarë i tregon Anxhali për Kushin, ja ç’do ndodhë nesër

19/10/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav habitet nga ajo çfarë i tregon Anxhali për Kushin, ja ç’do ndodhë nesër

Arnav rrëzohet dhe sheh se në tokë ka vaj. Kushi thotë se i lau flokët me vaj mbrëmë dhe mund të ketë rënë pak në pllaka. Arnav i bërtet dhe Kushi ndihet fajtore. Ajo shkon në kuzhinë ku është Anxhali dhe Pajal. Kushin e zë gjumi dhe Anxhali merr vesh se Kushi ka qëndruar zgjuar gjithë natën. Pajal i jep Kushit të pijë çaj por ajo nuk e pi dhe përgatit çaj për Arnavin. Anxhali shkon tek Arnav dhe e kontrollon. Ajo i tregon se Kushi ka qëndruar natën zgjuar. Kushi vjen për t’i sjellë çajin Arnavit. Ai i thotë Kushit se nuk i ra me të vërtetë të fikët por e bëri me qëllim. Kushi habitet. Anxhali e dëgjon këtë. Kur ai largohet nga Kushi Anxhali e merr Arnavin dhe i tregon një fotografi nga fëmijëria. Ajo i thotë se i kupton të gjitha gënjeshtrat që ai thotë. Anxhali i thotë Arnavit se e kuptoi që i foli Kushit ashtu që ajo mos të shqetësohet. Anxhali i thotë Arnavit se kjo që bëri tregon se ai kujdeset për Kushin. Arnav habitet. Kushi ndërkohë është e mërzitur që Arnav e gënjeu por e vendos prapë shaminë dhe thotë se nuk do dorëzohet por do vazhdojë të luajë rolin e gruas ideale. Sham përgjon Arnavin. Ai shkon tek dhoma e Arnavit për të marrë çelësin por në këtë kohë vjen Anxhali shkruan revistawho.com. Sham bën sikur po kujdeset për Anxhalinë dhe i thotë mos të ecë dhe të punojë shumë gjatë shtatzënisë. Kur Anxhali largohet Sham kontrollon në dhomën e Arnavit për kuletën. Sapo ai e gjen në dhomë hyn Kushi. Ajo e pyet çfarë po bën aty. Sham i thotë se do i japë lëngun Arnavit. Ai më pas i kujton Kushit kohët kur rrinin të dy në shtëpinë e hallës. Kushi i bërtet dhe Sham i derdhet gota me lëng tek kuleta e Arnav. Kushi e merr kuletën për ta tharë jashtë. Kur Kushi lë kuletën të thahet dhe largohet Sham merr çelësin dhe e kopjon me një sapun. Kur Arnav bëhet gati për të shkuar në punë kërkon kuletën. Kushi i thotë se derdhi lëng padashje dhe e ka lënë të thahet. Ajo e ndihmon Arnavin të veshë xhaketën dhe i jep një shami me vete shkruan revistawho.com. Teksa Arnav po ikën Kushi e thërret. Më pas ajo thotë se bëri gabim që e thërriti pasi është keq kur thërret dikë që është duke ikur. Kushi i thotë Arnavit mos të shkojë në punë. Arnav largohet. Ai shkon në kompani dhe gjatë mbledhjes ndjen një erë parfumi femrash. Ai tështin dhe kur nxjerr shaminë nga xhepi sheh që Kushi ka lënë shenjë buzët me buzëkuq në shami. Arnav telefonon Kushin dhe i bërtet. Ai i thotë se nuk i pëlqen buzëkuqet dhe parfumet e lira. Kushi mërzitet. Ajo telefonon mamanë dhe i thotë se do vijë në shtëpi. Akash i jep Bablit 3 bileta për një shfaqje dhe i thotë se do shkojnë të tre bashkë me Pajalin. Arnav kthehet në shtëpi dhe habitet kur sheh një valixhe. Kushi i thotë se të dy do të shkojnë të rrinë disa ditë tek shtëpia e saj. Arnav i thotë se nuk vjen./revistawho.com






Tags: arnavkushi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
FOTO/ Bashkëshortja e aktorit të madh shqiptar, i futet politikës

FOTO/ Bashkëshortja e aktorit të madh shqiptar, i futet politikës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera