Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi! 01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re! 01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“! 01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Flet Didi e “Njerëz dhe Fate”: “Kush thotë që nuk e vuan divorcin, gënjen”

23/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Flet Didi e “Njerëz dhe Fate”: “Kush thotë që nuk e vuan divorcin, gënjen”

Arta Muçaj është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, kjo edhe falë rolit të saj në telenovelën e parë shqiptare, “Njerëz dhe Fate”. Aktualisht jeta e artistes së njohur është mes Kosovës dhe Australisë dhe në kontinentin e largët ka interpretuar në 5 shfaqje teatrale dhe në një film me metrazh të shkurtër, që së shpejti do të bëhet me metrazh të gjatë. Aktorja e njohur prizrenase ka rrëfyer në një intervistë për programin “Lart e Poshtë” të gazetarit, Eraldo Rexho se konkurrenca në Australi është tejet e madhe. “Është shumë e vështirë. Konkurrenca 10 fish më e madhe sepse unë kam aksent, nuk jam e lindur në Australi. Rolet e mia duhet të jenë të limituara ose duhet të luaj rolin e një europianeje, ose të asaj ekzotike”, është shprehur Arta. E pyetur nga gazetarja Suada Daci nëse e synon Amerikën, ajo është shprehur se në USA duhet të fillosh gjithçka nga e para “Nuk e kam jashtë mendjes si ide, por është një hap shumë i madh sepse duhet të fillosh gjithçka nga zero. Aktualisht jam vetëm meqenëse martesa ime ka mbaruar. Kur je në martesë janë dy njerëz që vendosin por tani jam e lirë të zhvilloj artin tim”, ka thënë aktorja e njohur. Por a e vuan ajo divorcin?! “Kush thotë që nuk e vuan divorcin gënjen. Divorci vuhet, por koha bën të veten, duhet kohë që gjërat të kthehen siç kanë qenë. Divorci të bën ose më të fortë ose më të pjekur. Kur nje gjë nuk ecën nuk është mirë të rrish për hir të kësaj apo asaj”, përfundon Arta./ revistawho.com





https://www.youtube.com/watch?v=0gHp2eeRFXk&feature=youtu.be


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!
Breaking News

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!
Breaking News

“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!

01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!
Breaking News

Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!

01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!
Breaking News

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!

31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!
Breaking News

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit
Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
Next Post
VIDEO/ Labi: Ja pse zgjodha ta merrja nusen me tren

VIDEO/ Labi: Ja pse zgjodha ta merrja nusen me tren








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera