Arnav po qëndron në shtëpinë e Kushit. Ai sheh që Kushi e ka mbushur dhomën e saj me postera të aktorit të preferuar Salman Khan. Arnav qesh. Kushi e merr Arnavin në dhomën e ndjenjes ku janë mbledhur të gjithë komshiet. Arnav prezantohet me të gjitha. Akash do që të festojë një mujorin e martesës me Pajalin. Anxhali vendos t’i lërë ata vetëm. Akash i bën një dhuratë Pajalit. Arnav sjell në shtëpinë e Kushit një kondicioner. Familja Gupta ndihet në faj që nuk u kujdes sa duhet për dhëndrin. Arnav i qetëson dhe i thotë se është thjesht një kondicioner. Kushi mërzitet nga veprimi i Arnavit. Arnav nuk ka ku të flejë. Kushi i thotë se nuk mund të flejë në tokë sepse minjtë do i hanë flokët. Arnav e merr seriozisht dhe trembet. Arnav i thotë të flejë në makinë por Kushi nuk e lejon sepse të tjerët do e kuptojnë që ata nuk flejnë bashkë. Arnav vendos të flejë në një krevat me Kushin por të dy në cepa të ndryshëm. Arnav fillon besdiset nga mushkonjat dhe shkon të ndezë kondicionerin. Sapo e ndez dritat fiken në shtëpinë e Kushit dhe shtëpitë përreth saj. Të gjithë komshinjtë shqetësohen por më pas marrin vesh se Arnav ka blerë kondicioner dhe kjo ka qenë arsyeja. Arnav thotë se do sjellë dikë që të riparojë defektin me dritat por Kushi i thotë se nuk ka problem. Arnav dhe Kushi fillojnë grinden se në cilën anë të krevatit duan të flejnë. Më në fund ata i zë gjumi. Në mëngjes Arnav zgjohet dhe e gjen Kushin duke fjetur pranë tij shkruan revistawho.com. Arnav e sheh i mrekulluar. Më pas Kushi zgjohet dhe Arnav bën sikur se kishte mendjen tek ajo. Arnav i bërtet Kushit që nuk fle në anën e saj. Arnav mendon se ajo e bëri me qëllim por Kushi i thotë se ai nuk e di si fle ajo pasi nuk kanë fjetur ndonjëherë bashkë. Arnav sheh disa komshinj duke ngritur pesha të rënda dhe Kushi e sfidon. Arnav pranon dhe shkon të ngrejë pesha të rënda. Të gjithë habiten me Arnavin. Arnav bëhet me djersë dhe shkon të lahet. Kushi i bën zbor. Ajo i hedh edhe shampon dhe Arnav bëhet me nerva./revistawho.com