Një nga çështjet më sensitive të ditëve të sotne është pa dyshim bulizmi. Të shumtë janë personat që bien viktima të dhunës psikologjike apo fizike. E me sa duket një nga këto ‘viktima’ ka qenë dhe aktori karizmatik dhe i dashur i humorit, Albano Bogdo. Ai ka treguar për një nga ngjarjet e fëmijërisë së tij, që me sa duket nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Me beri te mendohem pak kjo puna e bulizmit. Ne femijerine dhe adoleshencen time, bulizmi nuk ishte vetem verbal. Ishte kryesisht fizik. Cdo lagje apo shkolle, kishte 5 apo 6 t forte, qe te qellonin sa here te donin. Cfare bera une? Krijova nje shoqate? Berra thirrje per ndihme? Qava se me shane apo me qelluan? Aspak. U bera shok me Vironin, me N dhe V, me R dhe S, dhe u hyra bulistave me dru derisa mallkuan diten qe linden( shaka). Mbarova shkollen, u bera ky q jam sot, dhe ish bulistat( sa emer qesharak) m marrin n tel dhe me thone se e kane per nder qe jane nga i njejti qytet me mua. Zgjidhja nuk eshte hakmarrja. Zgjidhja nuk eshte ankesa, apo qurravitja. Zgjidhja eshte te besosh ne veten tende, ose t kesh 45 kusherinj t pare sic kisha une dhe ste ngacmon njeri”-ka qenë ky statusi i Albanos në ‘Facebook’.