Gjithçka ka ndodhur rreth 5 vite më parë. Ajo kishte dalë të pinte një gotë me një mikeshën e saj në një nga lokalet elegante të Parisit, ai ishte me një mik shumë pranë tyre.
Teksa dëgjon vajzat që po flisnin një gjuhë të panjohur për të, me xhentilesë u afrohet dhe i pyet: “Çfarë gjuhe është kjo që flisni? Shqip, i përgjigjet vajza me lëkurë të errët dhe flokë kaçurrela.
Si ka mundësi? – vijon pyet zotëria i panjohur. Nuk e dija që shqiptarët janë racë mulate! Kështu ka filluar njohja, e cila më pas u kthye në një histori të fortë dashurie, mes ish-balerinës Hueyda El Saied dhe Michel Tamisier, burrit që ajo zgjodhi si bashkudhëtar në jetën e saj, me të cilin do të bënte edhe një fëmijë, Gabrielin, tashmë 3 vjeç.
Hueyda momentalisht jeton në Luksemburg, aty ku u vendos me ish-partnerin e saj, pasi ai punonte në një bankë atje, ndërkohë që me origjinë është nga Franca./Panorama