Kastro Zizo nuk ka arritur të jetë pjesë e Festivalit të RTSH-së. Për këtë fakt ka reaguar sot dhe ish kryeministri Berisha, i cili është shprehur se festivali i është rikthyer censurës.
Për këtë fakt ka reaguar edhe Kastro duke kërkuar që ky fakt mos të përdorej politikisht.

Pak më parë ka ardhur edhe reagimi i zëdhënëses së festivalit, Kozeta Kurti e cila i ka kërkuar politikanëve shqiptar mos ti përdorin artistët politikisht dhe se kënga e Kastros nuk e ka kaluar fazën kualifikuese:
“Mos i përdorni artistët politikisht!
Gjatë ditës së sotme, mediat janë fokusuar në një status të Z. Sali Berisha, sipas të cilit Kastro Ziso është përjashtuar nga edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës për shkak të tekstit politik.
Kënga e Kastros nuk është përjashtuar nga Festivali. Ajo nuk ka kaluar këtë fazë të garës, njësoj si edhe afro 40 këngë të tjera, për të cilat do ishte absurde, demotivuese, detajimi i arsyeve të skualifikimit.
Komisioni i përbërë nga:
Luan Zhegu
Makelian Kapedani
Ben Andoni
Edmon Rrapi
Sokol Marsi
kanë votuar secili në mënyrë të pavarur dhe mbajnë përgjegjësi personale për integritetin e tyre profesional.
Çdokush është i lirë të mbrojë krijimtarinë e tij artistike, por askush nuk ka të drejtë të ndosë artin me politikën. Kësaj të fundit i del teatri në të cilin interpreton çdo ditë.”, shkruan Kurti./revistawho.com







