Aktorja indiane Daljeet Kaur ka festuar tre ditë më parë ditëlindjen. Daljeet u bë e njohur në Shqipëri me rolin e “Anxhali”, në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”. Aktorja mbushi 35 vjeç ndërsa në këtë ditë ka marrë shumë urime nga aktorë të njohur, miq të saj ndër ta edhe Abhas Mehta i njohur si “Sham”, shkruan revistawho.com. Edhe pas mbarimit të serialit ata mbeten miq shumë të mirë dhe në këtë ditë aktori e ka quajtur Daljeet njësoj siç e thërriste në serial me emrin “Mbretëresha”. Ky është urimi i Abhaas Mehta:
“Gëzuar ditëlindjen Mbretëreshës sime të vetme. Je personi më i ëmbël që njoh, je gjithmonë e gatshme të ndihmosh. Unë ashtu si të tjerët jam me fat që të kam në jetën time. Të dua kukull dhe të uroj gjithë të mirat ty dhe Xhejdon. Paç një ditëlindje të shkëlqyer”/revistawho.com








