Ajo është një aktore e re dhe mjaft e talentuar. Po flasim për Ana Likën, e cila ka spikatur gjithnjë për humorin dhe batutat e saj.
E ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, Ana ka thënë se ajo e shijuar pafund eksperiencën e saj si aktore në teatrin, “Çifti i çuditshëm”.
Por a jeni kuriozë të dini me cilin prej aktorëve Ana zihej më shumë?! Sigurisht me Rozana Radin dhe arsyeja ishte:
”Unë dhe Rozi i themi njëra tjetrës acaruese dhe jemi zënë shumë pasi Rozit i kërkoja çdo ditë 100 Mb internet”, ka thënë Ana.








