Miss Afrika e Jugut, bukuroshja e cila pak pasi u shpall Miss në vendin e saj u mor peng nga disa persona të armatosur, u shpall mbrëmjen e djeshme Miss Universe 2017. Demi-Leigh Nel-Peters, e cila ka studiuar për menaxhim biznesi dhe drejton një kurs vetëmbrojtjeje për gra, vuri në kokë kurorën e më të bukurës së universit, në eventin gjigant të mbajtur në Las Vegas. Edhe këtë vit, drejtues i eventit ishte moderatori Steve Harvey, i cili drejtoi edhe ceremoninë famëkeqe të vitit 2015, ku u ngatërrua emri i fitueses me atë të shoqërueses së parë. 22-vjeçarja Nel-Peters krahas titullit, ka fituar një paratamnet luksoz në Neë York i cili do të jetë i saji derisa të shpallet fituesja e radhës e Miss Universe, një rrogë për gjithë vitin si dhe disa dhurata të tjera. Shoqësuese e parë u shpall Miss Kolumbia, ndërsa shoqëruese e dytë, Miss Xhamajka./xing.al