Barış Arduç, aktori i njohur i «Dashuri me Qira» ka qenë përsëri në vemëndjen e gazetarëve. Këtë herë, ata e kanë pyetur për të dashurën e tij, aktoren Gupse Özay e cila ka shtuar përafërsisht 10 kilogramë vetëm për shkak të rolit të saj në filmin ‘’Deliha’’.
“Gupse është e bukur, tëheqëse dhe seksi edhe në këto kushte. Unë e vlerësoj shumë punën që ajo bën dhe jam krenar për të.” – u shpreh Barış. Ndërkohë, nga ana tjetër edhe vetë Gupse, bëri një deklaratë para disa ditësh në lidhje me transformimin e saj. “Ai as që e ka vënë re ndryshimin tim në peshë. Mjafton të shihemi në sy dhe energjia mes nesh përcillet. Ai e respekton punën time dhe për këtë jam shumë e lumtur. Edhe atij i është dashur të marrë apo të heqë disa kilogramë për shkak të profesionit”, – është shprehur Özay./living








