Gjatë emisionit të një prej motrave të saj ‘Kocktails with Khloe’ Kendall thurr një plan shokues për motrën e saj Kim. Gjatë një bisede telefonike ‘live’ në emision ajo vendos t’i thotë të motrës që pret një femijë. Nga ky lajm “bombë” Kimi mundohet të ruajë qetësinë dhe i vendos në dukje të motrës përgjegjësitë që duhet të mbajë ndaj një fëmije. Ajo mendonte se Kendall nuk është gati për një fëmijë në moshë kaq të re. Khloe ndërpret bisedën dhe i bën me dije që është vetëm një shaka. Le të themi që këto ishin disa sekonda jo të këndshme për Kim-in.