Në fillimet e viteve 2000, kur telenovelat meksikane bënin namin në televizionet shqiptare, të gjithë u çmendën pas aktores super joshëse Barbara Mori,e cila u bë e famshme për rolin e Rubit në telenovelën që mbante pikërisht emrin e saj. Por sot, thuajse dy dekada më vonë, aktorja bukuroshe duket se ia ka kaluar stafetën djalit të saj, Sergio Mayer Mori, i cili po çmend vajzat anembanë botës. 19-vjeçari vetëm pak kohë më parë është bërë baba i një vajze dhe njohet si këngëtar dhe model i suksesshëm. Ajo ç’ka bie në sy sigurisht, është dhe ngjashmëria e tij e madhe me të ëmën, e cila vijon të jetë një ndër femrat më të bukura në Meksikë. Burimi: Gazeta Express