Gjatë orëve në vijim territori shqiptar do të mbetet kryesisht me vranësira dhe shira të dobët në zonat veriore. Sipas Meteoalb, reshje shiu do të ketë në zonat e izoluara lindore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ndërsa fundjava paraqitet me shira mesatare në ekstremet veri – jug.
Për shkak të uljes së temperaturave, në zonat veriore do të shfaqen reshje të pakta bore. Deri në mbrëmjen e së dielës i gjithë territori do të jetë i mbuluar nga reshjet e shiut dhe të borës.
Sa i përket temperaturave, e diela sjell rënie të ndjeshme gjatë mëngjesit në zonat malore ndërkohë që edhe mesdita vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumi të zbresë me 4 – 5°C./tvklan.al