Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë! 14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë… 14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Vin Veli nuk fshihet më pas ndarjes nga Bora Zemani, nis histori të re pasionante me një bionde (FOTO)

16/12/2017
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Vin Veli nuk fshihet më pas ndarjes nga Bora Zemani, nis histori të re pasionante me një bionde (FOTO)

Pasi i mohuan disa herë thashethemet se janë ndarë gjatë verës, më në fund çifti i njohur Bora Zemani dhe Vin Veli i kanë dhënë fund bashkëjetesës së tyre disavjeçare. Ka qenë vetë DJ-i i njohur, Vin Veli, i cili ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, foli rreth karrierës, por edhe marrëdhënies aktuale me moderatoren e emisioneve sportive, Bora Zemani, me të cilën kanë një djalë që quhet Arbor. E pyetur nga Rudina Magjistari rreth kësaj historie që ka pushtoi median, Vini u përgjigj: “Unë për sa e njoh veten time, dua të jem i sinqertë. Ne jemi ndarë. Si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por rrethanat, koha, karriera, e të tjera nuk na krijojnë mundësi të jemi më bashkë”. Më tej ai ka sqaruar se mes tyre nuk ka pasur tradhti, por ndarja ka qenë një vendim që e kanë marrë të dy. “Ne kemi marrëdhënie prapë, nuk jemi ndarë me doreza boksi. Ne merremi vesh më mirë kështu”, ka vazhduar ndër të tjera ai rrëfimin e tij. Në lidhje me kujdestarinë e djalit e tyre, ai ka treguar se fëmija tani rri me të dy, herë me Borën dhe herë me të.





Ndërkohë zbulohet se statusi aktual i Vinit nuk është “single” pas ndarjes nga Bora. DJ-i, i cili punën e tij e ka natën pasi luan muzikë në club-e të ndryshme të Tiranës, është fotografuar disa net më parë në momente intime me një vajzë bionde të panjohur, ndërsa argëtoheshin për jetë nate. Me çiftin ka qenë dhe një mikeshë, e cila ishte dëshmitare e puthjeve pasionante që Vini shkëmbente me bionden në të majtë të tij. Ai gjithçka e bënte hapur, pa e vrarë mendjen se kishte persona aty afër që e vëzhgonin apo po e fotografonin. Sipas njerëzve pranë tij flitet për romancë të re dhe të bukur, për të cilën ai do të flasë në momentin e duhur. Nga ana tjetër, Bora vazhdon jetën e saj dhe angazhimet në televizion me programet sportive. Herë pas here, në rrjetin social Instagram ajo poston foto ku shfaqet superseksi dhe në formë.

Prezantuesja dhe autorja e programit ”Guximtarët” në “Digitalb”, Bora Zemani i ka dhënë fund bashkëjetesës së saj me djalin e muzikës, Vin Velin, pas shumë vitesh histori që shpesh ka qenë pjesë e faqeve të shtypit. Edhe pse prej muajsh përflitej se ishin ndarë, ata e mohuan këtë fakt, duke qenë se ishin në përpjekje për t’i sheshuar mosmarrëveshjet e për t’i rregulluar gjërat mes tyre, ndërkohë që vazhdonin të jetonin në një shtëpi. Në fund të verës filluan të qarkullonin fjalët e para se ata i kishin dhënë fund, por lajmi u mohua fillimisht nga Vin Veli, i cili tregoi se shkak për këto thashetheme u bë një program në Instagram, prej të cilit nuk ndiqte më Borën në këtë rrjet social. Festa e fundit si çift ishte në janar të këtij viti, kur Bora festoi 25-vjetorin. Nuk dihet nëse ata janë martuar me celebrim apo thjesht bashkëjetonin, dhe si do ta menaxhojnë kujdesin për djalin, duke qenë se të dy janë shumë të lidhur me fëmijën e tyre./Panorama Plus/


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Shpallen ‘Meshkujt më seksi aziatik’, nuk do ta besoni në cilin vend është Arnav

Shpallen ‘Meshkujt më seksi aziatik’, nuk do ta besoni në cilin vend është Arnav








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera