Erza Muqolli vajza 12 vjeçare shumë e talentuar nga Kosova, e cila na ka rrëngjethur të gjithëve me performancën e saj në “France Got Talent” vazhdon të njohë suksese në fushën e muzikës.
Vogëlushja është bërë pjesë e Grupit KIDS, një nga bandat më të suksesshme në Francë.
Erza ka bërë mbylljen e turneut të saj në AccorHotels Arena ku e pranishme ka qënë edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Besa Kokdhima e cila ka shprehur admirimin e saj dhe ka treguar për arritjet e Erzës.

“I uroj nga zemra një karrierë e jetë sa më të bukur e të suksesshme dhe falenderoj familjen e saj të shkëlqyer që ka ushqyer rrugëtimin e saj! Love B”. Këto kanë qënë fjalët përmyllëse bashkangjitur me foto të Kokëdhimës./revistawho.com







