Marrja e kontraceptivëve për të rregulluar ciklin menstrual nuk mund të trajtojë infertilitet. Është ky shpjegimi që japin specialistët gjinekolog në diagnostikimin dhe trajtimin e infertilitetit.
Shumë femra kanë një cikël menstrual të çrregullt, çka tregon se mund të mos ketë ovulim, dhe si rrjedhojë mund të jenë infertile.
Sipas specialistëve një nga gabimet që bëhet rëndom është marrja e kontraceptivëve për trajtimin e infertilitetit. Mjekë të fushës shpjegojnë se kjo është një mënyrë për të stabilizuar ciklin jo të rregullt të femrës, por nuk do të trajtojë shkakun përse ndodh ky çrregullim. Sipas tyre kur kontraceptivët ndërpriten cikli do të çregullohet sërisht dhe si rrjedhojë femra nuk do të ketë sërish ovulim.
Në këto raste, lind nevoja për ndihmën e mjekut specialist, infertilistit, dhe jo për metodën kontraceptive./revistawho.com