Kemi hyrë zyrtarisht në ditët më të bukura të vitit. Prandaj për të gjithë ju që nuk dini nga t’i nisni festimet ju tregojmë disa mënyra si t’i bëni të mrekullueshme për veten dhe familjen tuaj.
1- Fëmijët janë qendra e festimeve, prandaj kërkojuni ndihmë edhe atyre. Lejojini fëmijët të gatuajnë me ju dhe të zbukurojnë tavolinën me ju. Ata do ta gëzojnë dy herë më shumë këtë festë.
2- Vishuni të gjithë me ngjyrat festive.
3- Lexojuni fëmijëve tregime të Krishtlindjes.
4- Mësoju si të përgatiten për ardhjen e babagjyshit. Vërtet dhuratën do ua jepni ju, por a ka gjë më të bukur se të shohësh fëmijën tënd të besojë në gjëra të bukura dhe të gëzojë për to.
5- Shikoni një nga filmat klasik në mbrëmje. Një film nën atmosferën e Krishtlindjes është kënaqësi e dyfishtë.
6- Bëni foton që do të jetë kartolina juaj e Krishtlindjes. / revistawho.com