Sipas një studimi të Universitetit të Cambridge preferencat muzikore janë të lidhura me tre stile të gjera të të menduarit. Tipat e parë janë ata të ndjeshmit, që kanë një interes shumë të madh në mendimet dhe emocionet e njerëzve. Tipat e dytë janë tipat e sistemit, të cilëve u pëlqejnë shumë të ndjekin modele të caktuara, sistemet, rregullat që udhëheqin botën. Ndërsa tipat që mbështeten dhe tek emocionet dhe tek rregullat quhen “të balancuarit”. Sipas studimit tipat e ndjeshëm pëlqenin një muzikë më të butë, që ka energji të ulët, ndjenja trishtuese, si psh: muzika R&B, “rroku i butë” . Nga ana tjetër ata personat që pëlqejnë rregullat ishin e kundërta e këtyre të parëve: këta pëlqejnë një muzikë më intensive, “rrok të fortë”, ‘punk”, ‘heavy metal”. Gjithashtu këta tipa preferojnë muzikë që ka thellësi intelektuale dhe komplekse. Ndërsa tipat e balancuar pëlqejnë muzikë të një spektri më të gjerë. Sipas David Huron profesor në universitetin e Ohios disa njerëz pëlqejnë më shumë muzikë trishtuese duke qenë se këta persona kanë të sekretuar hormonin e prolaktinës. Prolaktina prodhon ndjenja të qetësisë dhe të ngushëllimit. Ndërsa njerzit që nuk pëlqejnë këngë trishtuese nuk emetojnë shumë prolaktin. / revistawho.com