Në të gjitha serialet indiane që janë transmetuar deri tani në Shqipëri të gjithë e keni vënë re se aktoret femra mbajnë flokë shumë të gjatë ndonjëherë duke kaluar edhe belin. Të rrisësh flokët e t’i mbash të gjatë, në Indi është diçka e mirë, por t’i presësh ato thuhet se sjell fat të keq. Megjithatë aktorja Deepali Pansare të cilën e njihni si “Pajal” nga seriali “Si ta quaj këtë dashuri”, ka guxuar dhe i ka prerë flokët shumë shkurt. Aktorja ka postuar së fundmi në Instagram disa foto ku shfaqet me flokët e shkurtra dhe me djalin e saj. Fansat e kanë komplimentuar Deepalin për këtë pamje, po juve ju pëlqen?









