Edhe pak ditë na ndajnë nga momenti kur të gjjthë do bëjmë numërimin mbrapsht për t’i dhënë lamtumirën këtij viti dhe për të mirëpritur 2018-tën.
Për shumë personazhe gëzimit të festave i shtohet emocioni i pritjes për t’u bërë prindër për herë të parë apo për herë të dytë, ndërkohë që shumë të tjerë e kanë përjetuar këtë ndjesi të mrekullueshme gjatë vitit që po lemë pas.
AMARDA TOSKA
Çifti i dashur për publikun shqiptar, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë. 4 vjet pas ardhjes në jetë të djalit të tyre Joel, ata do e gëzojnë atë me një motër të vogël.
ELONA DURO
Gazetarja Elona Duro, është në muajin e fundit të shtatzënisë, viti i ri do i sjellë dhuratën më të bukur që një grua mund të marrë. Elona dhe partneri i saj u martuan këtë verë mes të afërmeve dhe miqve në tarracën e Bashkisë së Tiranës.
ZAIMINA VASJARI
Zaimina Vasjari, shumë shpejt pritet të bëhet nënë. Në babyshoëer-in e organizuar vetëm disa ditë më parë, bukuroshja zbuloi se do të bëhet nënë e një vajze që do ta quajë Khloe.
EMINA ÇUNMULAJ
Modelja e njohur Emina Çunmulaj, do të bëhet nënë për herë të dytë. Tashmë familja e Eminës do të bëhet më e madhe, vajza e saj Ellia Faria shumë shpejt do të ketë një vëlla ose motër të vogël.
FLORIANA GARO
Ish-prezantuesja dhe autorja e emisionit “Jo vetëm modë” në “TV Klan”, Floriana Garo, është në pritje të fëmijës së saj të parë. E vendosur tashmë në Zvicër, bukuroshja është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe po përjetonë ditë të lumtura dhe të qeta me partnerin e saj.
ESTELA UJKA
Estela Ujka, e njohur si ikonë e modës dhe pa komplekse, në muajin mars do të bëhet nënë për herë të tretë. Estela do i lumturojë dy vajzat e saj më një motër të vogël.
BESNIKU I “NRG BAND”
Bashkëshortja e vokalistit të “NRG Band”, është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe shumë shpejt ata do të bëhen prindër të një vajze. Çifti u martua në një dasmë madhështore në muajin shtator.
ENO POPI
Edhe moderatori e autori i “Wake Up” në “Top Channel” dha pak ditë më parë lajmin se do të bëhet baba i një vajze. Ky lajm, ishte dhurata e Krishtlindjes për çiftin e ri, Eno dhe Atena.
ALESSIO ALIA
Modeli i famshëm shqiptar, Alessio Alia është gjithashtu në pritje të një djali. Pas vajzës së parë të lindur në pranverë të këtij viti, Alessio ka ndarë me lexuesit e revistaëho.com lajmin e bukur se në verë do të jetë sërish baba. Lajmi u publikua për herë të parë në “revistawho.com“.
BLERINA BRAKA
Fituesja e çmimit “Çesk Zadeja” në festivalin “Kënga Magjike” është gjithashtu në pritje të ëmbël. Blerina Braka e ndau lajmin e bukur me publikun e Pallatit të Kongreseve në mbrëmjen finale të festivalit.
Ndërkohë shumë personazhe të tjerë, janë lumturuar këtë vit që po përfundon, pasi kanë provuar ndjesinë e të qenit prindër për herë të parë ose të dytë.
ADELINA ISMAILI
Diva e skenës shqiptare Adelina Ismaili është bërë nënë për herë të parë në 18 prill. Tashmë nënë e një djali të quajtur Uliks, këngëtarja është shfaqur në forma perfekte fizike, vetëm 9 muaj pas lindjes. Intervista e parë e Adelinës gjatë pritjes së ëmbël u publikua ekskluzivisht në “revistawho.com“.
VEDAT ADEMI
Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Vedat Ademi, është bërë baba për herë të dytë. Në datën 10 nëntor përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, çifti njoftoi ardhjen në jetë të djalit të tyre të dytë, Eren Nik.
TUNA
“15:10 – 2 Maj 2017, Welcome little TIAN PATRIS BERISHA”… Në këtë mënyrë Tuna dhe partneri i saj Patris Berisha kanë njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.
PRANVERA BROKAJ
Moderatorja e emisionit të mëngjesit në “Vizion Plus”, Pranvera Borakaj, në 25 shtator ka sjellë në jetë vogëlushen e saj. Prezantuesja e emisionit “7 pa 5” nuk është shkëputur nga ekrani edhe gjatë pritjes së ëmbël.
ILVA TARE
Në 28 shtator, gazetarja e njohur Ilva Tare, është bërë nënë për herë të dytë me djalin e saj, të cilin e pagëzoi me emrin Thomas. Gazetarja e ka përjetuar për herë të parë ndjesinë e mëmësisë me vajzën tashmë 2 vjeçe e gjysmë, Melody. Ajo ka qëndruar në transmetim deri ditën e fundit të shtatzënisë.
SALSANO RRAPI
Dy aktorët, Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli, janë bërë prindër për herë të dytë në 19 nëntor me vajzën e tyre.
ALBAN DUDUSHI
Bieta Sulo dhe Alban Dudushi, janë bërë për herë të parë prindër të një djali në pranverë të këtij viti. Djali i tyre quhet Kroi Art. Albani ndërkohë është edhe baba i një vajze të quajtur Joelle. Lajmi dhe intervista e parë e çiftit është publikuar ekskluzivisht në “revistawho.com“.
PRINDËR TË RINJ
Gjatë këtij viti janë bërë gjithashtu prindër emra të njohur si reperi Majk, prezantuesja Iva Mera, futbollisti Sokol Cikalleshi, kantautori Genc Salihu, peshëngritësi Erkand Qerimaj, këngëtaret Rezarta Smaja dhe Leonora Poloska, sipërmarrësja Kristina Neranxi, deputetja Jorida Tabaku, aktorja e “Portokallisë” Delinda Zhupa, etj. / revistawho.com