Të gjithë habiten kur Anxhali kërkon që Sham të kthehet. Gjyshja gëzohet. Anxhalisë i merren mendtë dhe e çojnë në dhomë. Arnav i thotë Anxhalisë se ajo është emocionuar në këto momente prandaj po e kërkon atë por Sham nuk do kthehet. Arnav largohet. Gjyshja fajëson Kushin dhe thotë se ajo i ngjan me gruan të cilën babai i Arnavit kishte lidhje jashtë martesore. Në mëngjes gjyshja shkon në dhomën e Anxhalisë dhe sheh Kushin duke u kujdesur për të. Gjyshja i jëp lëng Anxhalisë por ajo e hedh gotën dhe i kërkon të gjithëve të rrijë vetëm. Anxhali nuk pranon të hajë dhe të gjuithë shqetësohen. Arnav i thotë të gjithëve të përgatisin ushqim dhe ai do ja çojë. Kushi thotë të bëjë oriz me qumësht për Anxhalinë por gjyshja e ndalon dhe i thotë se do e bëjë ajo vetë. Kushi mërzitet. Sham hyn fshehurazi në dhomën e Anxhalisë. Anxhali gëzohet. Ai i jep ilaçet dhe e ushqen shkruan revistawho.com. Ndërkohë po familja po shkon tek Anxhali për t’i çuar ushqim. Anxhali i thotë Shamit të largohet por ai thotë se nuk ka frikë edhe nëse Arnav vjen dhe i qëllon. Sapo familja bëhet gati të hapë derën Anxhali del dhe të gjithë habiten që e shohin në këmbë. Ajo thotë se u mërzit shtrirë dhe i kërkon Arnavit të shkojë me ta në dhomën e ndjenjes. Të gjithë ushqejnë Anxhalinë me ushqimet e saj të preferuara dhe ajo duket shumë e lumtur. Arnav thotë se do shkojë të marrë ilaçet e Anxhalisë në dhomë por ajo e ndalon. Anxhali më pas shkon në dhomë dhe aty është edhe Sham. Kushi sheh që Anxhali ka harruar telefonin dhe shkon në dhomën e saj. Infermierja e shikon Kushin duke ardhur dhe i thotë Anxhalisë. Anxhali bën sikur është duke fjetur. Kushi sheh një hije në dhomën e Anxhalisë dhe bërtet. Infermierja i thotë të mos bërtasë sepse Anxhali është në gjumë. Kushi largohet dhe mendon me vete për atë që pa. Më pas ajo sheh Shamin duke u larguar nga shtëpia. Kushi e kupton që Anxhali ishte e lumtur prej Shamit. Ajo vendos të flasë me Arnavin por ai i thotë se ka një takim me doktorin. Kushi thotë me vete se kur Arnav të kthehet do flasë patjetër me të./revistawho.com